Komunarët e Podujevës kanë paralajmëruar se propozim-vendimi për miratimin e hartës zonale do të miratohet këtë muaj, shkruan Llapi.info.
Në një njoftim të Zyrës për informim të Komunës, thuhet se kjo është bërë e ditur në takimin që zyrtarët komunalë e kanë mbajtur me asamblistët.
Por, për këtë çështje, analisti politik dhe drejtori i rrjetit të OJQ-ve, Demokracia Fillon Këtu, Shemsi Jashari, thotë se nuk është mbajtur ndonjë debat me profesionistë të fushës. Ai ka paralajmëruar se nëse ky dokument miratohet, sipas tij, nuk mund të ndërrohet për 10 vjet.
“…, çka përmban ky dokument i rëndësishëm? Përgjigja e saktë do të ishte nuk e dimë! E pse? Sepse nuk ka pasur debat profesional publik për këtë temë, me profesionist të fushës. Sepse nuk është bërë publik versioni i fundit i këtij dokumenti! Për çudi, as nga opozita, urbanistat, ndërtuesit, shoqata e bizneseve etj, nuk ka pasur kërkesë për debat profesional për këtë temë. Qeverisjes Bulliqi po i mungon opozita për ta korigjuar, prandaj edhe mund të gaboj sepse s’ka kush ta sfidoj profesionalisht”, thotë Jashari në Facebook.
Më poshtë postimi i plotë:
Pse ska interesim për Hartën Zonale Komunale?
(ku janë: opozita,urbanistat,ndërtimtarët, shoqata e bizneseve llapjane)
Komunës së Podujevës i ka munguar shumë Harta Zonale(HZK) si dokumenti më i rëndësishëm komunal, i cili është dokument multi-sektorial me karakter rregullues. Bashkë me Planin Zhvillimorë Komunal(PZHK) i cili jep vizionin për zhvillimin hapësinor të Komunës së Podujevës,janë baza për zhvillimin e planifikuar të komunës.
Siç jemi të njoftuar ky dokument do të paraqitet për votim në seancën e radhës.
Por çka përmbanë ky dokument i rëndësishëm? Përgjigja e saktë do të ishte nuk e dimë!!
E pse? Sepse nuk ka pasur debat profesional publik për këtë temë, me profesionist të fushës. Sepse nuk është bërë publik versioni i fundit i këtij dokumenti!
Për çudi, as nga opozita, urbanistat,ndërtuesit, shoqata e bizneseve etj, nuk ka pasur kërkesë për debat profesional për këtë temë.
Qeverisjës Bulliqi po i mungon opozita për ta korigjuar, prandaj edhe mund të gaboj sepse ska kush ta sfidoj profesionalisht.
Ky dokument nga dita që miratohet ka një afat 10 vjeqar që nuk mund të ndryshohet. Për dhjetë(10 ) vite, nuk do ta njohim qytetin tonë nga ndërtimet e larta e të ulta.
Le të shpresojmë se do të jetë i mirë, përndryshe nesër, askush s’ka të drejt të ankohet, pasi tani askush s’po interesohet të dijë çka në fakt përmbanë ky dokument!






