Gjykata Themelore në Pejë-Dega në Deçan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.H.
I pandehuri N.H është shpallur fajtor për shkak se me datë 01.08.2016, ka bërë kallzim të rrejshëm me dashje tek personi për të hetuar apo ndjekur, në atë mënyrë i pandehuri ka paraqitur si kryes i veprës ” nxjerrja e paligjshme e vendimeve gjyqësore”, të dëmtuarin gjyqtarin R.Th ish-gjyqtar ish-gjyqtar i Gjykatës Themlore të Pejës, edhe pse e ka ditur se nuk e ka kryer veprën penale për të cilën e ka akuzuar.
Ndaj të pandehurit N.H gjykata ka shqiptuar dënimin prej 1 vit burgim dhe dënimin plotësues prej 3 vitesh, ndalimin e ushtrimit të profesionit, njofton Gjykata Themelore e Pejës përcjellë Klan Kosova.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, i dëmtuari është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.
Poashtu i pandehuri është i obliguar që të paguaj dëmshpërblimin në emër të paushallit të shpenzimeve gjyqësore 40 euro dhe në emër të dëmtimit të viktimave 30 euro.






