Lokale - eSIMy

Katër zyrtarë policorë janë sulmuar nga një person në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë, 06.08.2022 – 19:18. Është arrestuar i dyshuar mashkull  kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin  dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info