Një burrë nga Suhareka ka mbetur i lënduar pasi i njëjti gjatë kohës sa ishte duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të njëjtit i është ofruar trajtim mjekësor e më pas është liruar.
Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00.
Tutje është treguar se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe inspektori i punës dhe njësitë e KEDS-it.Në njoftimin e Policisë është thënë se rasti po vazhdon të hetohet.






