Një 32 vjeçar N.M. nga Çifllaku i Rahovecit është vrarë mes datës 8 dhe 9 maj.
Sipas informacioneve që ka KTV-ja, ai është vrarë diku tjetër dhe më pas është sjellë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Çifllak.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj.
Ai ka thënë se janë njoftuar nga Polica për një rast të tillë, por që detajet ka thënë se nuk mund t’i japë pasi ka thënë se duhet të merren tek kryeprokurori i Shtetit, për shkak të fuqizimit të Rregullores së re për komunikim me mediat.
Por, në një komunikatë për media nga Prokuroria Themelore konfirmohet rasti me këto detaje.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë iu njofton se sot, në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima N.M., ishte 32 vjeç dhe trupi i të njëjtit eshtre gjetur në oborrin e shtëpisë së tij”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë në Gjakovë.