Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Zhegër të Gjilanit, një persona ka pësuar plagë nga therja me thikë.
Mosmarrëveshja e mëhershme mes dy burrave ka përfunduar në përdorim të mjetit të mprehtë, njofton policia, përcjell Klan Kosova.
Viktima pas lëndimeve të marra ka pranuar trajtimin e duhur mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.
Policia ka konfiskuar mjetin e përdorur në incident, dhe pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.






