Ani pse jemi në stinën e dimrit dhe bora nuk është aq e madhe sa ishte vitin e kaluar, temperaturat e ulëta të cilat po mbizotërojnë në qytetin e Podujevës, sidomos gjatë natës, kanë bërë që disa pjesë të liqenit të Batllavës të ngrihen, shkruan Llapi.info.

Këto pjesë të ngrira të këtij liqeni vërehen kryesisht në qoshet e tij, veçanërisht në afërsi të urës së fshatit Orllan.

Kujtojmë se vitin e kaluar, ky liqe ishte ngrirë thuajse i tëri saqë shfrytëzohej edhe nga fëmijët për rrëshqitje./Llapi.info