Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Podujevë, ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu, raporton Llapi.info.

Kjo parti tashmë ka deponuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë këtë kallëzim penal ndaj Fetahut – për siç thuhet, Fetahu ka bërë punësime në pozita të ndryshme në shkollat e komunës së Podujevës pa zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore.

Fetahu me dashje dhe dijeni dhe duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, apo autorizimet e tij që nga muaji janar 20121 e në vazhdimësi duke vepruar në kundërshtim me Ligjet në fuqi që e rregullojnë punësimin ka bëra dhjetëra punësime të jashtëligjshme, duke shkelur një mori ligjesh”, thuhet në kallëzim penal ndaj Fetahut.

Tutje, në arsyetimin e LDK-së për këtë kallëzim penal, thuhet se Fetahu, siç potencohet, s’i ka hapur fare konkurset publike për pozita të ndryshme në shkollat e Podujevës.

Ne, si subjekt politik i LDK-së nga burime të hapura kemi pranuar informacionin se drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu po bënë punësime, duke vepruar në kundërshtim me aktet ligjore, respektivisht duke punësuar persona të caktuar në pozita të ndryshme në shkollat e Podujevës, pa asnjë lloj konkursi të hapur publik”, thuhet në kallëzim penal.

Ne si subjekt politik, këto informacione i kishim edhe më herët, por për arsye se nuk mund të siguronim provat e nevojshme për t’i dëshmuar pohimet tona, nuk mund të procedonim me kallëzim penal. Me të siguruar disa nga provat për pretendimet tona ku shihet qartë se të punësuar nuk kanë qenë në marrëdhënie pune deri në atë kohë, respektivisht s’e kanë filluar punën me 01.10.2021 dhe jo vetëm, ne përpilojmë këtë kallëzim penal dhe e dorëzojmë pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thuhet në po këtë kallëzim.

Në lidhje me këtë çështje, në një seancë të Kuvendit të Podujevës, ku është diskutuar për gjendjen në arsim, ishte zhvilluar një debat i ashpër pozitë – opozitë, derisa Fetahu ishte gjuajtur me ujë nga këshilltari i LDK-së, Ekrem Rrahmani.

Në po këtë seancë, Fetahu, duke u përgjigjur kritikave të LDK-së, ka thënë se nëse evidentohet një person familjar i punësuar nga ai, do të jepte dorëheqje nga posti i drejtorit./Llapi.info