Kandidatët për të parin e Podujevës, gjatë debatit të tyre kanë përmendur edhe ndërtimin e çerdheve publike, transmeton Llapi.info.

Kandidati i LDK- së, Agim Veliu edhe në pyetjen se sa çerdhe publike do të ndërtohen në Podujevë, nuk ka dhënë ndonjë numër sesa do të jetë numri i tyre.

Ka thënë se për momentin ekziston një çerdhe publike.

“Çerdhja publike është e kapacitetit me 100 vende. Ajo deri më tani i ka vetëm 40 të mbushura. Për qytet ne do të presim që kur të plotësohet ky numër dhe do të shikojmë se a ka nevojë për kapacitete të tjera”, tha ai.

Ndërsa, kandidati i VV- së, Ajet Potera ka thënë se brenda 4 vitesh do të ndërtojmë 4 çerdhe publike.

“Brenda mandatit do të ndërtohen 4 çerdhe publike, një në qendër të qytetit, një në fshatin Kërpimeh, Orllan dhe një në Lluzhan”, tha Potera./Llapi.info