Komuna e Podujevës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se që nga dita e nesërme më 20 korrik 2017 (e enjte) duke filluar nga ora 20:00, përmes kontraktuesit të saj do të fillojë dezinsektimin e qytetit, njofton Llapi.info.
Dezinsektimi bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme.
Komuna lutë qytetarët e Podujevës që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve të tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre.
Për dezinsektimin e zonave të tjera, siç janë hapësirat përgjatë lumenjve, banorët e këtyre vendeve do të njoftohen paraprakisht./Llapi.info





