Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se me miratimin e rishikimit të buxheti, nga muaji i ardhshëm bëhet i mundshme që gjeneratat e lindura në vitet 2012, 2013 dhe 2014, të aplikojnë për marrje shtesa të fëmijëve.

Aktualisht, shtesa marrin fëmijët e lindur nga 1 janari 2015.

Ministri tha se janë rrugës për të përmbushur në tërësi premtimin se do të ketë shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare.