Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pritet që të hënën të nisë 30 mostra për testim për në Laboratorin e Institutin e Virologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Berlin të Gjermanisë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare, Xhevat Jakupi.

Ai ka thënë se këto mostra do të dërgohen për t’u testuar nëse i përkasin variantit Delta të COVID-19.

“Shpresojmë që për një-dy javë të kemi në dispozicion rezultatet e sekuencionimit te tyre”, është shprehur ai.