Nga 100 familje që kishin qenë, vetëm 9 prej tyre kanë mbetur në fshatin Metergoc të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Lotët i ka të vështirë t’i mbajë edhe kryeplaku i këtij fshati, Sabit Zeka, teksa kujton kohën kur Metergoci ishte i mbushur me shtëpi e banorë.

“Atë kohë e kujtojë me shumë mërzi. Jemi shku shumë mirë mes vete. As një natë nuk kemi mbetur pa qenë 20 veta në një odë. Kemi pasur shumë dashur mes njëri-tjetrit. Atëherë janë pyetur pleqtë. Tash është problem”, thotë ai për Kanal10.

Ndonëse ka kaluar jetën në këtë fshat, 76-vjeçari ka frikë se ditët e pleqërisë do t’i kalojë brenda katër mureve në një banesë në kryeqytet, pasi edhe djemtë e tij e kanë në plan ta lëshojnë fshatin./Llapi.info