Nesër duke filluar nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti” zhvillohet ndeshja mes KF. “Llapi” dhe KF. “Flamurtari”.

Ndeshja zhvillohet për pikë.

KF. “Llapi” zë pozitën e parë me 34 pikë në Ligën e parë të Kosovës, derisa, KF. “Flamurtari” në vendin e tretë me 32 pikë.

KF. “Llapi” ndeshjen e fundit e fitoi të mërkurën kundër KF. “Prishtina” me rezultat 2 me 1 në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”. Ndeshja u zhvillua për “Digitalb Kupën e Kosovës”. /llapi.info