Nesër me 24 dhjetor 2017 shënohet 19 vjetori i betejës së lavdishme të UÇK-së e njohur si “Beteja e Tabeve të Llapashticës”. Manifestimi qendror mbahet te Lapidari në fshatin Llapashticë të Podujevës, i cili ruan përjetësinë për betejën dhe dëshmorët e rënë.

“Beteja e Tabeve të Llapashticës” ishte njëra ndër betejat më të rëndësishme të luftës së së UÇK-së në Zonën Operative të Llapit (ZOLL). 24 dhjetori i vitit 1998 shënon një moment kthese në historinë më të re të Kosovës. Në fshatin Llapashticë ku edhe u ndërmor kjo betejë ishte e vendosur edhe komanda e UÇK-së për ZOLL-in.

Në vijën e parë të frontit në Tabe patën rënë heroikisht dëshmorët: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder e Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, ndërsa në Vendenis, Avni e Fatmir Selmani, kurse tri ditë më vonë në Kastrat, arsimtari Remzi Demolli dhe ish nxënësi i tij, Jetullah Kastrati.

18 vjetori i Betejës së Tabeve të Llapashticës për zonën e Llapit është përkujtim krenarie, lavdie dhe heroizmi për të rënët e kësaj beteje./Llapi.info