Të hënën nga ora 11:00 deri në orën 14:00 të gjithë ata që duan të ndihmojnë fëmijët me autizëm mund ta bëjnë atë në sheshin e qytetit të Podujevës duke blerë një ëmbëlsirë, njofton Llapi.info.
Ky aktivitet është organizuar për nder të muajit prill i cili njihet si muaji i Autizmit, nga Kopshti “Engjujt” me iniciativën “Engjujt për engjujt” së bashku me prindërit e fëmijëve të kopshtit.
Të hollat të cilat do të mblidhen nga ky aksion humanitar, do të shkojnë për fëmijët autist në Podujevë.





