Me rastin e 28 vjetorit të rënies heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazlisë, nesër do të bëhet homazhe perkujtimore në nderim të veprës së tyre, njofton Llapi.info

Sipas një njoftimi nga këshilli organizativ, në ora 11:00, do të bëhen homazhe në Llugë të Podujevës për Afrim Zhitinë, kurse në ora 12:00 homazhet do të bëhen në Llaushë të Podujevës për Fahri Fazlinë.

Ndërsa në ora 14:00 do të bëhen homazhe te vendi i rënies së tyre në Bregun e Diellit, në Prishtinë./Llapi.info