Pas pushimit pranveror, nesër në të gjitha shkollat në komunën e Podujevës do të filloj gjysmëvjetori i tretë, raporton Llapi.info
Këtë e ka bërë për Llapi.info, Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë Fadil Halimi. Ai tha se gjithçka është gati që të filloj procesi mësimor.
“Nesër ditë e martë, në të gjitha shkollat në Podujevë do të nisë gjysmëvjetori i tretë. Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit mësimor” tha ai.
Me këtë rast, kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë Fadil Halimi ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e këtij gjysmëvjetori.
Tutje Halimi nuk e përjashtoi mundësinë që nga 13 prilli do të ketë grevë të përgjithshme.
“Nëse nuk reflekton Qeveria deri më 13 prill, atëherë në të gjitha shkollat në Kosovë do nis greva e përgjithshme e cila është paralajmëruar kohë më parë nga SBASHK-u” përfundoi ai.
Kujtojmë se njëra nga kërkesat kryesore nga SBASHK, është projektligji për Punëtorët e Arsimit të viteve të 90-ta.
Kurse, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ditë më parë kishte kërkuar anulimin e grevës duke thënë se do të angazhohet që kjo çështje të rregullohet ashtu siç duhet./Llapi.info