Nesër në orën 10:00, vullnetarët e angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve në peticionin për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, do të dorëzojnë në Kuvend peticionin, për të cilin thonë se ka më shumë se 21 mijë nënshkrime.

“I ftoj të gjithë vullnetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të marrin pjesë nesër në dorëzimin e nënshkrimeve”, ka shkruar në njoftimin e postuar në grupin “PRO TERHEQJES 30 % TE TRUSTIT”, Adnan Jashari, njëri nga organizatorët e peticionit.

Njoftimi i plotë:

Çdo gjë gati për neser, për të dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Peticionin- Nismen Legjislative Qytetare me më shumë se 21 mijë nënshkrime për Projektligjin për Trustin.

Neser e premte, 15.07.2022, në ora 10:00 bashkë me të gjithë vullnetarët e angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve takohemi para Kuvendit të Kosovës dhe solemnisht dorëzojmë nënshkrimet e mbledhura.

Pra i ftoj të gjithë vullnetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të marrin pjesë nesër në dorëzimin e nënshkrimeve.