Nesër duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit Komunal të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje, pas betimit të cilin do ta bëjnë anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, do të betohet edhe AgimVeliu për katër vitet e ardhshme qeverisje me Podujevën.

“Ju njoftojmë se më 20 dhjetor 2017 (e mërkurë), në orën 10:00 në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit, mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Podujevës.

Në mbledhjen inauguruese do ta bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne anëtarët e rinj të Kuvendit të Komunës.

Betimin para përbërjes së re të Kuvendit do ta bëjë edhe kryetari i Komunës, Agim Veliu, i cili është zgjedhur edhe për një mandat të ri katërvjeçar”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim./Llapi.info