Organizata Jo Qeveritare “Ekovizioni” ka nënshkruar një memorandum mjedisor me kandidatët për kryetar të komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Ky memorandum përmban 8 projekte të cilat kandidatët për kryetar të Podujevës janë zotuar se do t’i përmbahen.
- Hartimi i Planit Lokal për Veprim në Mjedis (2018-2022),
- Funksionalizimi i sektorit të mjedisit brenda komunës,
- Çdo vit fiskal komuna të realizoj projekte për vetëdijesim,
- Të bëhet ndarja e mbeturinave (letër, alumin dhe plastikë) në kontejner të veçantë në të gjitha institucionet komunale (administratë, shkolla dhe objekte shëndetësorë),
- Sistemi i grumbullimit të mbeturinave të shtrihet në të gjitha fshatrat deri në vitin 2021,
- Në çdo vit të mbjellën drunj dekorativ dhe të mirëmbahen,
- Shënjimi i shtegut për biçikleta në rrugët e qytetit,
- Ndërtimi i deponisë për materiale ndërtimore.
Sipas njoftimit të “Ekovizionit” ky memorandum vjen si rrjedhojë e hulumtimit të opinionit në komunën e Podujevës ku pjesë e këtij hulumtimi ishin 300 respodentë, 5 takimeve që janë zhvilluar me banorët e Podujevës neper lokalitete të ndryshme si dhe një punëtorie të organizuar me organizatat e shoqërisë civile.
Ky aktivitet u realizua në kuadër te projektit “Ambienti për të gjithë” i financuar ka zyra e BE-së në Kosovë i menaxhuar nga KCSF dhe i implemtuar nga Ekovizioni.