Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë se ka nënshkruar marrëveshjen në bashkëpunimin me MKRS-në për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas Bulliqit, Komuna do t’i jap 100 mijë euro për këtë qendër, ndërkohë që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 1 milion euro.

Postimi i Bulliqit:

🤝Nënshkruam memorandum bashkëpunimin me MKRS-në për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Podujevë

📌Me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kemi nënshkruar memorandumin e bashkëfinancimit për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Podujevë, e cila do të ndërtohet gjatë viteve 2022/2023.

📌Projekti i Qendrës Multifunksionale është bashkëfinancim, ku Ministria investon me 1 milionë euro, kurse komuna me 100 mijë euro.

Kjo hapësirë që i ka munguar aq shumë Podujevës tashmë do të bëhet realitet dhe do të jetë në shërbim të komunitetit artistik dhe grupeve rinore. ✅