Lokale - eSIMy

Një nënë nga Prizreni e ka raportuar në Policinë e Kosovës zhdukjen e dy fëmijëve të saj.

Sipas raportit 24-orësh, ankuesja ka deklaruar se vajza dhe djali i saj kanë dalë nga shtëpia më 30 korrik dhe nga atëherë nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre.

“Prizren / 30.07.2026 – 19:00. Më 02.08.2026 ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza dhe djali i saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.”, thuhet në raport.Aty thuhet se pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses personat në fjalë janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u trajtuar nga njësi relevante.”, thuhet në raport.