Një nënë 24-vjecare nga Prishtina, ka denoncuar në Polici një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 6 qershor të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë thonë se nëna ankohet se foshnjën e ka në gjendje të rëndë shëndetësore që kur e lindi, derisa dje e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, ku ka deklaruar se në fillim të muajit qershor ishte e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku edhe e ka lindur fëmijën në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Sipas saj, ajo ka lindur para kohe për shkak të pakujdesisë së stafit mjekësor në Gjinekologji.

Policia tashmë është aktivizuar, me ç’rast ka marr deklarata ditën e djeshme nga stafi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.