Ndarja e sistemit të ujitjes pikë-pikë në stinën e vjeshtës kur nuk ju duhet fermerëve ka ngjallur reagime.

Asambleistja nga radhët e PDK-së në Podujevë, Kumrie Hoti ka reaguar lidhur me shpërndarjen e sistemit pikë pikë nga Komuna e Podujevës për bujq, duke thënë se në këtë formë kryetari Veliu po bënë blerjen e votës nga ata bujq.

Në reagim, Hoti gjithashtu ka shkruar se edhe më herët sipas saj kishte një mashtrim kolektiv ku ishin premtuar sisteme për 0.5 Ha por janë shpërndarë vetëm për 0.25 ha.

Ditë më parë, komuna kishte ndarë subvencione për bujq duke u shpërndarë gypa për sistemin e ujitjes pikë-pikë./Llapi.info/