Llapi.info ka raportuar dje në kohë reale për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Forumit Rinor të LDK-së në Podujevë, shkruan tutje Llapi.info.

Kjo mbledhje, e cila zgjati për më shumë se tri orë, u karakterizua me tensione të shumta.

Kjo, pasi që dhjetëra delegatë e lëshuan mbledhjen para kohe, për shkak që disa delegatë thuhet se nuk u lejuan të hyjnë në mbledhje.

Llapi.info ka siguruar videon e gjithë ngjarjes që ndodhi në këtë mbledhje, ku prezent ishte edhe kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Në fund, Plator Ejupi, “i preferuari” i Hysenit, u zgjodh në krye të këtij forumi.

Zgjedhje e Ejupit ngjalli akoma më shumë reagime nga delegatë tjerë të LDK-së. Në garë për kryetar të forumit rinor ishte edhe Ermal Osmani.

Në këtë link, mund të lexoni gjithçka ka ndodhur dje në këtë mbledhje të LDK-së në Llap./Llapi.info

Gjithçka që ndodhi në tri orë mbledhje të LDK-së në Podujevë: 65 delegatë i dolën kundër Ekrem Hysenit