Shqiptaret kanë pagën mesatare vjetore në nivele të ulëta, por çmimin e karburanteve e kanë shumë të lartë, të pakrahasueshëm me asnjë vend rreth nesh. Një çmim të ngjashëm nafte me Shqipërinë ka Uruguai, por atje paga është tre herë me e lartë.
Francezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Taksa ekologjike e ka çuar çmimin e karburantit nga 1.48 euro ose 187 lek sa në Shqipëri, në 1.77 euro.
Ndërkohë që rroga mesatare është 2250 euro në muaj. Andi Demo jeton në Francë dhe tregon se për qytetarët francezë kjo është një padrejtësi për këtë arsye në shenjë revolte ata kanë bllokuar kufirin Francë-Belgjikë.
“Kufiri Francë-Belgjikë rruga nacionale që lidh dy vendet është bllokuar, sikundër janë bllokuar gjithë rrugët kryesore. Duke paralizuar Francën. Përse? Sepse është rritur çmimi i naftës, shpirti i basties në aksion. Kështu duhet të veprojmë edhe në si Shqiptarë për padrejtësitë që na bëhen”, u shpreh Andi Demo.
Ndërsa në Shqipëri është një tjetër realitet. Litri i naftës këtu varion nga 170-180 lek për litër, ndërsa rroga mesatare kap vlerën e 35 mijë lekëve duke e bërë kështu naftën mallin me te shtrenjte ne krahasim me pagat.
“Pagat mesatare ndryshojnë unë e kam për shembull 450 (mijë lek të vjetra). Keni automjet? Kam, nga pak marrim 5-6 mijë lek ( të vjetra) se është i shtrenjtë karburanti shumë”, thotë një qytetar.
“Çmimi i karburantit si ju duket në krahasim me pagat e shqiptarëve? Shumë i lartë. unë nuk kam makinë, por vajzat e mia dëgjoj që ankohen” u shpreh një qytetar tjetër.
“Këtu është skandal. Jo vetëm karburanti, por gjithçka këtu në Shqipëri është shumë herë më e shtrenjtë se në Europë. Llogarite unë marr 1700 euro në muaj në Itali, kurse ti merr 200 euro. Në Itali karburanti është 1 euro e 60 cent, kurse këtu 170-180 lek edhe karburant përtokë”, thotë një shqiptar që jeton në Itali.
Një çmim nafte të njëjtë me ne ka Uruguai, por paga vjetore në këtë vend është tre herë më e lartë se në Shqipëri./TCH