Në shumë fshatra të Podujevës asfalti ka depërtuar në oborre, e madje në disa gjer në prag të shtëpive, shkruan Llapi.info.

Punimet nuk janë duke u ndalur as sonte, pak ditë deri në zgjedhje për kryetar të Komunës së Podujevës.

Në fshatin Sallabajë të kësaj komune, sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit në Llapi.info, asfalti iu është dërguar si “dhuratë”, përpara dyerve.

Por, partia që udhëheq me komunën tash e 20 vite, nuk është ndalur me kaq. Në fshatin Bellopojë asfalti ka hyrë edhe brenda oborreve.

Kështu kanë thënë banorë të kësaj ane, derisa kanë dërguar pamje në Llapi.info. Sipas tyre, punimet në këto rrugë janë duke u kryer me shtresë të hollë të asfaltit, ndërkohë që i njëjti është duke u shtruar natën në temperatura të ulëta.

Për këso punimesh janë ankuar edhe banorë të zonave tjera. Pëkitazi me këtë janë akuzuar edhe komunarët në seancën e fundit të Kuvendit. Këshilltarët opozitarë kanë thënë se gjithë kjo, sipas tyre, po bëhet nga frika.

Se që asfalti është shtruar edhe brenda oborreve e kanë pranuar edhe asamblistë të LDK-së, në pikën kur po diskutohej rialokimi i buxhetit./Llapi.info