Një person është arrestuar, pasi që ka sulmuar një zyrtar policor derisa ai ia ka shqiptuar dënimin për kundërvajtje në trafik.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti, në Podujevë, përcjell koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi qe i njëjti pas shqiptimit te një gjobe ne trafik ne mënyrë te vrullshme ka nisur veturën dhe ka goditur zyrtarin policor – viktimën mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor ndërsa, i dyshuari me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.