Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në zbulimin e monumentit që i dedikohet ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë e që është vendosur në ambientet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon.
Bashkë me të në zbulimin e këtij monumenti, ka qenë edhe komandanti i Forcave Ajrore Amerikane, gjenerali Goldfein.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Çitaku në profilin e saj zyrtar në ‘facebook’
Shënimi i plotë:
E nderuar që bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein, ne ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluam monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.
Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Milosevicit.
Me 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali.