Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se aktualisht aty janë duke u trajtuar 36 pacientë të prekur me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Infektologu, Valbon Krasniqi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se një nga pacientët është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
“6 pacientë janë me oksigjenoterapi, kurse një pacient është në repartin intensiv dhe është në gjendje shumë të rëndë”, ka thënë Krasniqi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 22 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 806, ndërsa 271 pacientë janë shëruar./rel