Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me COVID-19, ndërsa një paciente është në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Sipas njoftimit 27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika do të lirohen dy pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID -19, ndërsa pesë pacientë COVID-19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.180 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 799 raste, ndërsa gjithsej njëzet 22 raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 249 raste.