Kuvendi i Podujevës në seancën e mbajtur sot mori vendim për caktimin e lokacionit-parcelave për ndërtimin e fushës sintetike të futbollit sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFAS, e cila do të destinohet për shfrytëzim nga klubet e futbollit që garojnë në Superligë.

Asambleisti nga Lëvizja Vetëvendosje Blerim Maqastena ka shkruar në rrjetin e tij social facebook se fusha do të ndërtohet në fshatin Dumosh.