Një lajm i hidhur ka prekur familjen, miqtë dhe të afërmit e Rafet Ujkanit nga fshati Vinarc i Mitrovicës, i cili ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.
I ndjeri, i lindur në Mitrovicë, ishte punëtor në Terminalin Doganor në Mitrovicë.
Rafet Ujkani vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën fatkeqësisht nuk arriti të përballej.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Vinarc.






