Ka ndërruar jetë sot Mihane Mehmeti – Dibrani, mësuesja e parë e diplomuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Paska ndërruar jetë Mihane Mehmeti-Dibrani, mësuesja e parë e diplomuar në Podujevë. Gjatë jetës së saj ajo përcolli shumë gjenerata të nxënësve, që i edukoi për mrekulli. Ishte gjithashtu anëtare e SHKA “Josip Rela” si një këngëtare me zë të ëmbël e karakteristik. Ngushëllime të sinqerta familjeve, Mehmeti dhe Dibrani! Ngushëllime të gjithë kolegëve, nxënësve dhe atyre që e njohën të ndjerën”, shkruan ai./Llapi.info






