Sot ka ndërruar jetë S.P 26 vjeçar, i aksidentuari i dytë nga aksidenti në Sibovc të Podujevës ku mbeti i vdekur edhe një 20 vjeçar një javë me parë, njofton Llapi.info.

Viktima ishte pasagjer në kombin me tarka të Kosovës.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se viktima ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi që kishte pësuar lëndime në kokë.