Mitrovicë, 7 nëntor – Kryetari i Listës Serbe dhe kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq njoftoi sot se të gjitha pronat shoqërore që ndodhen në territorin e komunave me shumicë serbe janë bartur në kompetencë të pushtetit lokal, njoftoi Radio KiM, transmeton Koha.net.
Siç citohet të ketë deklaruar Rakiq, në saje të një vendimi të tillë është ndërprerë privatizimi, i cili kërcënonte mbijetesën ekonomike e politike të serbëve në Kosovë.