Magjistralja Prishtinë-Podujevë ka filluar së ndërtuari në shtatorin e vitit 2016.
Ndërtimi i kësaj magjistrale është ndarë në gjashtë segmente, dhe i tërë është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës.
Segmenti i parë ka qenë i paraparë të përfundohet në shtator të vitit të kaluar, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Madje, që nga dhjetori i vitit të kaluar kompania e kontraktuar për ndërtimin e saj i ka ndërprerë punimet.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në kohën e së cilit ka filluar ndërtimi i saj, tha për Insajderi, se është e pakuptimtë pse ende nuk ka përfunduar segmenti i parë i kësaj magjistraleje, kur tashmë sipas tij është dashur që të fillojë ndërtimi i segmentit të dytë.
“Në kohën sa kam qenë unë ministër është nisur ndërtimi i kësaj magjistraleje. Projekti ka paraparë që për ndërtimin e saj të ndahet ne gjashtë segmente. Segmenti i parë është dashur që të përfundojë në shtator të vitit të kaluar. Është shumë e uditshme, pse ende nuk ka përfunduar”, ka thënë ish-ministri Zharku.
Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me ministrin aktual, Pal Lekaj, por ka kthyer përgjigje.
Ndryshe, që nga koha kur Lekaj ka ardhur në krye të kësaj ministrie, asnjëherë nuk i ka inspektuar punimet në këtë rrugë.
Magjistralja Prishtinë-Podujevë, është quajtur edhe si magjistrale e vdekjeve, për arsye se sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë tri vjetëve të fundit, në këtë rrugë kanë humbur jetën 21 persona, nga aksidentet e komunikacionit.
Qytetarët një ndër fajtorët për aksidentet e mëdha , e kishin bërë gjendjen e mjerueshme të kësaj rruge.