Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka mbërritur në Taipei të martën.
Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Associated Press, përcjell Telegrafi, sipas të cilit medium, një vizitë e tillë mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet midis SHBA-së dhe Kinës.
Një vizitë e saj vjen pavarësisht paralajmërimeve nga Kina, e cila madje po të martën ka angazhuar disa aeroplanë të cilët fluturuan afër “vijës” që ndan ngushticën e Tajvanit.
Kina ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që Pelosi të mos shkojë në Tajvan, të cilin ajo e pretendon si të sajën.
BREAKING: House Speaker Nancy Pelosi lands in Taiwan on a visit that could significantly escalate tensions between the U.S. and China. https://t.co/Fb5U6fbrgB
— The Associated Press (@AP) August 2, 2022
Nancy Pelosi po bën udhëtimin e nivelit më të lartë në 25 vjet nga një zyrtar i qeverisë amerikane në Tajvan, një ishull vetëqeverisës që Partia Komuniste e Kinës e pretendon si pjesë të territorit të saj.
Zyrtarët kinezë, përfshirë udhëheqësin Xi Jinping në një telefonatë javën e kaluar me presidentin JOe Biden, kanë paralajmëruar kundërmasa të paspecifikuara nëse një vizitë e tillë ndodhë