Lokale - eSIMy

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është përplasur verbalisht me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu, gjatë tensioneve në Kuvendin e Kosovës.

Nagavci i është drejtuar Deliut duke i kërkuar të mos bërtasë, ndërsa ka thënë se nuk është ajo që duhet ta thërrasë seancën.

“Mos bërtit, unë nuk e thërras seancën. Po, Blert, ne kemi bërtit për me të ndalë me votu Gjykatën Speciale, Zajednicën e Demarkacionin. Për çka po bërtet ti?”, i ka thënë Nagavci Deliut.

Përplasja ka ndodhur në mesin e tensioneve të krijuara në Kuvend, ku deputetët e PDK-së po kërkojnë vazhdimisht thirrjen e seancës.