reu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi ka filluar ta korrigjojë vetën lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve.

Mustafa ka thënë se sheh se qëndrimi i Kosovës kundër idesë së korrigjimit të kufijve është i qartë, përveç atij të presidentit deri më tani.

“Tani me sa po shoh në deklarata po korrigjohet edhe Presidenti”, ka thënë Mustafa në Rubikon të KTV’së.

Lideri opozitar beson që na Samitin e Berlinit është goditur fort ideja e Thacit, edhe pse nuk e di nëse kjo temë është mbyllur përfundimisht.

“Mendoj që i është dhënë një shqelm i fuqishëm kësaj ideje, nuk jam i sigurt se sa është mbyll ose jo, por jam i sigurt që LDK mos ta përkrah asnjëherë”, përfundoi Mustafa.