Gjatë tubimit përmbyllës të LDK- së në Podujevë, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa tha se Podujeva që nga sot, duke parë numrin e simpatizantëve të LDK- së, ka marrë vendimin për zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti dhe se këtë qytet do ta fitojmë që në raundin e parë të zgjedhjve, raporton Llapi.info.
Sipas tij “që nga fillimi i punës së Agim Veliut më 23 tetor do të duhej t’a ndërtonte një shesh tre herë më të madh dhe ta emëronte Lidhja Demokratike e Kosovës sepse të gjithë ju simpatizantë që jeni sot këtu me e marrë një vendim të madh. Ju e keni marrë vendimin që Agim Veliu prapë të zgjidhet kryetar i Podujevës sepse nuk ka zgjidhje më të mirë për Podujevën.”
Sipas Mustafës, përvec Veliut, më të fortë janë ata persona të cilët tashmë e 28 vite i kanë qëndruar besnik LDK- së.
“Ma i forti është Agimi dhe më të fortë jeni ju të rinj atje ju burrat e Llapit që i keni qëndruar besnik 28 vjet Lidhjes Demokratike, jeni njerëz më të dinjitetshëm. Ju që ju keni bashkëngjitur një partie të Ibrahim Rugovës jeni më të fortit e këtij vendi”, tha ai.
Tutje, Mustafa, gjatë fjalimit të tij tha se “ne nuk do të dëgjojmë se cfarë flasin kundërshtarët dhe se Podujevën ne do tua besojmë njerëzve që janë me duar të pastra. Ata e meritojnë besimin tuaj”./Llapi.info