Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, i lanë qytetarët pa liberalizim të vizave. Mustafa shkroi në Facebook të enjten se Osmani “ po të kishin fytyrë disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin”.

“Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit”, shkroi Mustafa, derisa shtoi se Osmani të enjten “nuk u takua në Bruksel me bllokuesin e liberalizimit, ashtu siç u raportua”.

“Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”, shkroi tutje ish-kryeministri Mustafa.

Sipas tij, Osmanit e Kurtit në vend të liberalizimit “duhet t’u jepen medalje për mashtrim të popullit.

“E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave. Aferim”, tha tutje ai.