Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se me Kurtin kanë folur për shumë çështje, përcjell Klan Kosova.

“Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime”.