Deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu, ka thënë disa fjalë pasi deputetit të Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta iu vodhën 50 mijë euro.

Musliu për këtë rast ka ngritur se edhe deputeti Shkreta është ‘hajn’.

“Ani thojshin hajni hajnin s‘mund e vjedhe”, ka shkruar në Facebook.

Ndryshe, Shkreta ka bërë të ditur se një pjesë e parave të vjedhura ishin edhe të baxhanakut të tij.