Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër paraqitjet e Vjosa Osmanit pasi mori pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit.
Me anë të një postimi në Facebook, aktivitetet dhe deklaratat e Osmanit, Mushkolaj i ka quajtur “të lodhëta”.Madje ka ironizuar me to.“T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”, ka shkruar Mushkolaj.Ndryshe, Vjosa Osmani sot në Prekaz është vënë në siklet nga gazetarët të cilët e kanë pyetur se pse po sillet si presidente me mandat të plotë, kur ajo është vetëm ushtruese e detyrës së kësaj pozite