Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka demantuar mediet serbe në lidhje me raportimin për një incident në Kurshumli.
Policia e Serbisë, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti ka demantuar mediet serbe të cilat raportuan se kosovarët kanë sulmuar serbët në Kurshumli, transmeton lajmi.net.
Siç raporton televizioni shtetëror i Serbisë, Policia ka deklaruar se nuk kishte asnjë kosovarë që sulmoi banorët e fshatit Rastelicë të Kurshumlisë.
Sipas medieve Policia është njoftuar mbrëmë nga disa punëtorë se janë dëgjuar të shtëna nga drejtimi i Kosovës.
Por me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia nuk ka gjetur asnjë kosovarë në territorin e Serbisë, por që gjatë patrullimit janë vërejtur që disa shtëpi ishin pa energji elektrike.
Sipas MUP-it serb, në këtë fshat nuk banon askush dhe shtëpitë janë të braktisura dhe duke e marrë parasysh këtë Policia ka njoftuar pronarët që të kujdesen për shtëpitë e tyre.
Sipas njoftimit, në këto shtëpi gjatë patrullimit është gjetur një pushkë gjuetie, zinxhir dhe disa mjete të ndryshme.





