https://www.facebook.com/Park-Plazza-102773618885350/
Ballina Lajmet Mungesë enorme e punëtorëve në hoteleri e gastronomi, Demolli: Do të detyrohemi...

Mungesë enorme e punëtorëve në hoteleri e gastronomi, Demolli: Do të detyrohemi të kërkojmë edhe në Bangladesh

Sektori i hotelerisë dhe ai i gastronomisë në Kosovë është duke u përballur me mungesë enorme të punëtorëve, anipse pagat janë rritur.

Kështu ka deklaruar drejtori Ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Visar Demolli, në një intervistë për Telegrafin.

Demolli përmendi një deklaratë që e kishte bërë para dy vitesh se do të vijë koha kur bizneset në Kosovë do të kërkojnë punëtorë edhe në Bangladesh dhe sipas tij, ajo kohë do të vijë shumë shpejt.

“Këtë vit jemi mirë, por vitin e ardhshëm vaj halli për ne. Ka mungesë enorme të punëtorëve në gastronomi dhe në hoteleri. Nuk është më siç ka qenë më herët, paga 200-250 euro, tash 400-450 paguhet një kamarier por prapë nuk ka punëtorë”, deklaroi ai.

Drejtori Ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Visar Demolli, në një intervistë për Telegrafin

Se ka mungesë të punëtorëve në këto dy sektorë e thotë edhe Plator Asllani, menaxher i restorantit “Luxor” në Obiliq.

Në një intervistë për Telegrafin, Asllani tha se ka mungesa të mëdha të punëtorëve, sidomos të atyre sezonalë.

“Mungesë të punëtorëve ka në tërë Kosovën, duke pasur parasysh që gjatë sezonës nevojitet fuqi më e madhe punëtore. Për një dasmë, neve na duhen rreth 50 punëtorë sezonalë dhe ka mungesa të mëdha të punëtorëve”, tha ai. /Telegrafi/