Pas publikimit të procesverbaleve të klasës “1824E/04R” në shkollën Ekonomike Isa Boletini në Podujevë ku thuhej se votat e bartësit të listës i kanë shkuar kandidatit për asamble me nr 2 Faik Muciqi, ka reaguar Muciqi dhe Hamza i cili ishte kryesues i asaj klase.

Faik Muciqi tha se pas vërejtjes të këtij rasti është reaguar përmes institucioneve dhe ky vendvotim sipas tij do të rinumërohet.

Muciqi më tej përmes një komenti është shprehur kundër devijimit të votë ssë qytetarit.

“Menjëherë pasi është vërejtur ky rast specifik në FRP,pavarësisht rrethanave dhe qëllimeve,është reaguar përmes institucioneve përkatëse dhe ky vendvotim rinumërohet. Personalisht, në këtë apo në çfardo rasti të tillë, nuk qëndroj dhe jam rreptësisht kundër devijimit të votës së qytetarit. Njoh vetëm rezultatin përfundimtar dhe të certifikuar nga KQZ (pas përmirësimeve të gabimeve,të qëllimshme apo teknike, pas shqyrtimit të ankesave të shumta dhe rinumërimit). Jam idhtar i rinumërimit të përgjithshëm të votave për kandidatë të Kuvendit Komunal.”, ka shkruar Muciqi.

Ndërsa Agim Hamza i cili ishte kryesues i asaj klase, ka shkruar se aty ka ndodhur sipas tij një gabim teknik për cka është njoftuar edhe KQZ-ja.

Sipas tij, nga ky gabim nuk është dëmtuar askush, por Hamza nuk ka përmendur se nga ky veprim ku vet ai ishte kryesues, përfituan kandidatë të caktuar.

“Agim Hamza E nderuara redaksia e lapit info shihet qart se eshe gabim teknik per qka eshte e njoftuar edhe kqz sepse njerzit gabojn dhe as kushe nuk u demtue nga ky gabim vetum analizo votat e bartsit te listes jan shkru ne vend te gabuar jo veq per ldk po per te gjitha subjektet keshtu qe ky eshte vertet gabim teknik edhe as kush nuk eshte I demtuar shiko formularin ldk 142 vota asambleja dhe i njojti numer eshte tek njeri i par ne list dhe e njojta gja ka ndodh edhe me pdk Vv e subjektet tjera Pra mos nxito se njeriu Gabon po kti jan evidentu dhe as ni vot sju ka hjek apo shtue deshmi eshte kutija prandaj boll me kto fraza????”, ka shkruar ai.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe PDK-në në një klasë të po kësaj shkolle.