Lokale - eSIMy

Personat me nevoja të veçanta në komunën e Podujevës nuk kanë pothuajse aspak prespektivë, shkruan Llapi.info.

Përveç që nuk gjejnë punë në institucionet komunale ata kanë problem të lëvizin lirshëm edhe në rrugë.

Për këtë, Drejtori i Shërbimeve Publike në Podujevë, Faik Muçiqi dje priti në një takim menaxherin e “HandiKos Podujeva” Idriz Hoxha me bashkëpuntorë në koridorin e komunës ku u zotua se do të siguroi vendparkingjet për personat me nevoja të vecanta dhe qasjen në objekte publike dhe private.

Muçiçi, me menaxhimentin e “Handikos Podujeva” nuk u takua në në zyren e tij pasi që zyra e tij është në katin e dytë dhe komuna deri më tani nuk ka ofruar mundësi siç është lifti apo shkallët lëvizëse për personat me aftësi të veçanta që tu ofrohet qasja në çdo pjesë të komunës.

Ditë më parë për Llapi.info ka folur Halil Kastrati, person me aftësi të veçanta i cili ishte shprehur i gatshëm për punë por deri më tani nuk i kishte ofruar punë askush as nga komuna as nga ndërmarrjet private.

Për këtë rast apo edhe rastet tjera menaxhimenti i “Handikoss” nuk ka folur asnjëherë./LLapi.info/